Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Adnan Xholi është rikonfirmuar në detyrë duke kaluar keshtu vetting-un.
“Subjekti i rivlerësimit me veprimet apo rivlerësimet e tij, nuk ka cënuar interesin e publikut dhe ka arritur veprimet ë besueshme. Trupi gjykues e konsideron seancën të përfunduar. Prokurori rikonfirmohet në detyrë”, tha drejtuesja e seances se KPK-së.
Sipas ILDKP, Adnan Xholi ka bërë deklarim të saktë të pasurisë dhe nuk ka fshehje.
“Prokurori ka kursime të tij dhe të gruas rreth 2 mln e 500 mijë lekë. Ka makinë ‘Benz’ me vlerë 4 mijë euro dhe apartament 107 m², me vlerë 50 mijë euro”- thuhej në konstatimin e KPK duke iu referuar ILDKPI.
Po ashtu edhe DSIK, është shprehur se Prokuroi Xholi është i përshtatshëm për vijimin e detyrës. Tashmë pritet vendimi i KPK-së për Xholin, i cili duket se është afër rikonfirmimit në detyrë.