Në pak ditë janë dy “kërcënime” të Khabib Nurmagomedov për t’u tërhequr nga UFC. Ndoshta kjo është një mënyrë presioni i luftëtarit rus për të mos e dënuar për ngjarjet që ndodhën pas fitores ndaj McGregor.
Sot ka pasur edhe një tjetër zhvillimin në lidhje me tërhqejn nga UFC. Curtis “50 Cent” Jackson vazhdon të mbushë faqet e para të sajteve të arteve marciale mikse. Ylli i hip-hopit ka firmosur një marrëveshje me Bellator, konkurrentin më të madh të UFC, dhe tani i ka vënë syrin kampionit të peshës së lehtë të federatës së udhëhequr nga Dana White, Khabib Nurmagomedov.
Nëpërmjet Instagram, 50 Cent i ka bërë një ofertë të majme Khabib pas polemikave të UFC 229. Jackson i ka ofruar 2 mln dollarë luftëtarit rus të largohet nga UFC dhe t’i bashkohet Bellator, bashkë me shokun e skuadrës Zubira Tukhugov.
Nurmagomedov i është përgjigjur “më dërgo vendndodhjen”, përpara se ta ftonte të vizitonte Dagestanin. 50 Cent i ka ofruar Khabib pikërisht shumën që nuk po ia kalon UFC pas ndeshjes me McGregor, të cilin e mposhti në raundin e katërt pas një paraqitjeje bindëse.