MENU
klinika

Deklarata

Protesta kundër qeverisë në Kukës? Reagon Rama

31.10.2018 - 11:38

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me deklaratat e deputetëve të opozitës sipas të cilëve, kreu i qeverisë është pritur me protesta në Kukës.

Ironik në një postim në twitter, të cilët duket se kryeministri ka zgjedhur ta përdorë gjithnjë e më shpesh ndaj opozitës, Rama shkruan se kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje e dëbofshi qeverinë deri në qershor.


Postimi i Plote:

“Më paskan dëbuar nga Kukësi 50 figurantë me tre kapsolla, mbledhur qorrazi për një xhirim të Kinoshqupit. Të fala nga Shishtaveci dhe kështu me kapsolla ngjyrë Rilindje?e dëbofshi qeverinë deri në qershor, kur edhe qielli i Kukësit do të marrë atë ngjyrë, si krejt Shqipëria?”