02.10.2018 - 13:05
Prindërit dhe mësuesit e fshatit Mengël të Elbasanit, janë ngritur në protestë për shkak të mbylljes së shkollës 9-vjeçare në vend.
Ata kanë protestuar përpara ambienteve të shkollës, prej tre javësh duke kërkuar hapjen e saj.
Ndërkohë ditën e sotme protesta ka agravuar më shumë gjersa qytetarët kanë bllokuar aksin nacional Elbasan-Librazhd.
Radha e automjeteve në rrugë ka arritur në rreth 10 km.
Policia ka ndërhyrë për hapjen e rrugës por ka hasur në rezistencën e protestuesve të cilët nuk pranojnë të lëvizin.