MENU
klinika

Marrëveshja e Prespës

Protestë kundër ndryshimeve kushtetuese

25.10.2018 - 11:28

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar para Kuvendit të Maqedonisë kundër ndryshimit të Kushtetutës, që vjen nga marrëveshja me Greqinë.

Le të mos na gënjejnë politikanët. Asgjë nuk mund të sjellin programet e tyre. Ne do t’i heqim nga karriget e tyre, jo fizikisht. Le të japin dorëheqje. Kush duhet të pajtohet këtu? Populli duhet t’u fal, dhe atëherë do të ketë pajtime”, tha në fjalimin e saj, Ana Bobinkova nga shoqata maqedonase “Rilindja”.

Protestat vijnë si pasojë e votimit për ndryshimet kushtetuese, që ndodhi ditën e premte ku nga 120 deputetë, shumica aktuale siguroi 80 vota dhe kështu filloi ndryshimi i Kushtetutës, ku parashikohet ndryshimi i emrit të shtetit. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN