MENU
klinika

Detajet

Protestojnë ish-minatorët, përshkallëzim i …

03.10.2018 - 12:41

Korça si rajoni jug-lindor është një nga minierat më të mëdha shqiptare të mineraleve.

Sot në Korçë numërohn rreth 13 miniera një pjesë e të cilave përbëjnë rrezik për banorët. Edhe pse kanë kaluar vite nga miratimi i ligjit që përcaktonte moshën 50 vjeçare si moshë për daljen në pension të minatorëve , duke marrë parasysh kushtet e vështira të punës dhe ekspozimin e vazhdueshëm të shëndetit ndaj lëndëve thellësisht dëmtuese, pjesa më e madhe e minatorëve , ende presin shpërblimin e pensionit.

Ish-minatorët e Korçës, antarë të Sindikatës së Pavarur të Shqipërisë dega Korçë, kanë filluar protestën së pari para bashkisë dhe lajmërojnë se në rast së nuk dëgjohet zëri i tyre do të zhvillojnë protesta të tjera para Kryeministrisë e nëse sërish nuk ka rezultat do të futen në greva urie.

Rreth 150 minatorë të indinjuar nga parashikimet normative që sjell ligji i ri, subjekt  të cilit janë vetë ata, janë shtyrë drejt kësaj proteste. Ligji parashkon një eksperiece pune prej 35 vitesh dhe 12 vite të tjera në një profesion alternative në minierë.

Kjo situatë jo vetëm ka rritur moshën e pensionit, por edhe ka ndryshuar totalisht kushtet për të. Andaj një pjesë e minatorëve nuk mund të përfitojnë një shumë pensioni të plotë, ndërsa pjesa tjetër do të trajtohen nga ligji në kundershtim me Kushtetutën , duke shkeluar parimin e barazisë.

Jo vetëm kaq por minatorët shprehen se kanë vite pa marrë pensionin edhe pse de jure konsiderohen pensionistë. Syrja Ruçi, kreu i sindikatës , shprehet se më tëpër së gjysma e minatorëve kanë marrë pension të pjesshmën, gjë kjo që ka shkaktuar acarime.

Ndryshimet në legjislacion së fundmi I nxjerrin një pjesë të ish-minatorëve jashtë skemës së pensioneve. Minatorët i bëjnë apel bashkisë të dëgjojë zërin e tyre dhe t’i japë zgjidhje sa më shpejt situatës.

L.S

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit