Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste përfundoi me shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve në rrethe, për mospërmbushje detyrash e objektivash, neglizhencë dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita.
Kryetarja e Platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët, Elisa Spiropali ka folur pas mbledhjes së kryesisë së PS.
Spiropali u shpreh se ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal me qytetarët dhe po bëhet një analizë e punës së drejtorëve dhe qeverisjes në territor. Deputetja e PS tha se janë shkarkuar kryetarë degësh të PS, por nuk bëri të ditur emrat e tyre.
“Ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë dhe po bëhet analizë e punës së drejtorëve dhe e qeverisjes në territor. Ne kemi shkarkuar kryetarë degësh të PS, por nuk e kam listën. Ajo do bëhet prezente më vonë” – tha Spiropali.