Marramendja me origjinë defektet e qarkullimit të gjakut
Në rastin e një marramendjeje, qarkullimi i gjakut mund të jetë shkak primar.
Disa herë, vetë gjendja e gjakut, do të thotë nëse është anemik, shkakton patjetër dobësi dhe marramendje, ose kur gjaku është viskoz, do të thotë kur përmban shumë yndyra (kolesterol, trigleciride, fosforipide), ose kur ka tendencë të shprehur në trombozë (për tepri të aftësisë koaguluese).
Ata që vuajnë nga arterioskleroza cerebrale dhe nga hipertensioni (tension i lartë) ose nga hipotensioni (ata që kanë tension të ulët), kanë shpesh marramendje, para se të ngrihen nga shtrati; veçanërisht e ndjejnë këtë, ata persona që kanë aortën e sëmurë, jo elastike.
Mund të kenë marramendje edhe ata të sëmurë nga zemra, pulsi i të cilëve rreh shumë rrallë (nën 40 rrahje në minutë): Pas çdo sforcimi, në kokën e tyre nuk shkon gjak në sasinë e mjaftueshme dhe indirekt vuan “labirinti”.
Në këto raste, marramendja është pasojë e gjendjes së paqëndrueshme, që duhet kuruar që të zhduket.
Marramendja me origjinë toksike
Të gjitha intoksikimet mund të shkaktojnë marramendje. Tipike janë rastet e duhanpirësit fillestar. Mund të shkaktojnë marramendje dhe helmimet nga disa medikamente (karakteristike është kinina).
Sëmundjet infektive, ethet e forta, infeksionet toksike, ushqimore dhe në përgjithësi shqetësimet e aparatit tretës, shpesh mund të japin marramendje.
Në këto raste, më shumë se sa kurohet, simptoma e marramendjes, kurohet shkaku i saj më i thellë, si për shembull mjafton të kufizosh marrjen e disa substancave të caktuara (alkooli, duhani, droga të ndryshme etj) që gjendja e marramendjes të mos konstatohet në raste të tjera.