MENU

Detajet

Pse Rusia pezulloi udhëtimet në hapësirë?

13.10.2018 - 10:24

 Derisa të kryhen hetimet e një problemi që çoi në një ulje urgjente këtë javë, agjencia ruse e hapësirës tha se ka pezulluar të gjitha nisjet e anijeve Soyuz.

Roskosmos e bëri njoftimin një ditë pasi astronauti amerikan, Nick Hague, dhe kozmonauti rus, Aleksei Ovchinin, u kthyen shëndosh në Tokë, pasi fluturimi i tyre u ndërpre pas nisjes nga objekti Baikonur në Kazakistan, një ditë më parë.

Agjencia tha se emergjenca është shkaktuar nga një përplasje e fazës së parë dhe të dytë të anijes kozmike.

“Ne ende llogarisim në atë datë”, tha Sergei Krikalyov, kozmonauti që udhëheq programin e fluturimeve në Roskosmos.

“Por, sigurisht, të gjitha do të varen nga rezultatet e hetimit”, shtoi Krikalyov.

Shefi i Roskosmos-it, Dmitry Rogozin, tha në një postim në Twitter se autoritetet e hapësirës planifikojnë të nisin Ovchininin dhe Haguen në hapësirë në pranverë të vitit 2019.

“Ata definitivisht do të fluturojnë”, tha Rogozin.