MENU
klinika

Skemat e evazionit fiskal

Publikohet lista e zezë e vendeve me “pasaporta të arta”

16.10.2018 - 19:43

Një “listë e zezë” e përbërë nga 21 vende është publikuar nga instituti lider ekonomik në perëndim, OECD, mbi të ashtuquajturat skema të pasaportave të arta të të cilave cënojnë përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar evazionin fiskal.

“Tre vende europiane, Malta, Monako dhe Qipro, janë mes shteteve ku përdoren skemat e rrezikshme që shesin rezidencë apo shtetësi”, thuhet në raportin e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Organizata me seli në Paris ka ngritur alarmin për zgjerimin e shpejtë të procedurës, që e ka shndërruar shtetësinë në një send që shitet dhe blihet. Në këmbim të donacioneve për një fond besimi sovran, apo investimeve në prona apo bono qeveritare, shtetas të huaj mund të bëhen qytetarë të vendeve në të cilat nuk kanë jetuar asnjëherë.

Skema të tjera, si ajo që përdoret në Britaninë e Madhe, ofrojnë rezidencën në këmbim të investimeve të konsiderueshme. Programi që ndiqet nga Malta është veçanërisht popullor, pasi si një vend anëtar i BE-sw, shtetasit e saj, përfshirë ata që e blejnë shtetësinë, mund të jetojnë dhe punojnë kudo në BE.

Që nga viti 2014, vendi iu ka shitur shtetësinë më shumë se 700 mijë personave, pjesa më e madhe nga Rusia, ish-blloku sovjetik, Kina dhe Lindja e Mesme. Ndërkohë ka shqetësim në rritje, se këto skema shpesh janë hapur për abuzim nga kriminelët apo biznesmenët e prekur nga sanksione të ndryshme.

Në “listën e zezë” të OECD-sw përfshihen edhe vende të tjera, pioniere të kësaj metode, si Antigua dhe Barbados, Bahamasi, Dominika, Grenada, Santa Luçia dhe Saint Kitts dhe Nevis.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve