MENU
klinika

Reagon portugezi

Publikohet video, Ronaldo me vajzën që e akuzoi për përdhunim

03.10.2018 - 23:07

Cristiano Ronaldo është përfshirë në një histori, e cila nuk po mbyllet lehtë, madje çdo ditë po publikohen detaje të reja.

Ylli portugez është akuzuar për përdhunim nga një 34-vjeçare në vitin e largët 2009 në tualetin e një klubi nate, ndërsa së fundmi është publikuar edhe një video që po bën xhiron e rrjetit ku shihen momente intime mes Ronaldos dhe Morgan, teksa pijnë dhe kërcejnë në ambientet e një klubi.

Lajmi i përdhunimit u publikua nga gazeta gjermane “Der spiegel”, e cila do të përballet në gjyq me yllin e Juventusit pasi ky i fundit e ka denoncuar. 34-vjeçarja Kathryn Mayorga ka deklaruar se pas një nate së bashku në një klub, Ronaldo e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas, në vitin 2009. Ajo u shpreh se në atë kohë futbollisti i ka dhënë 375 mijë euro për të heshtur, por që vajza ka vendosur të flasë tashëm.

Sipas gazetës gjermane, Kathryn është e diplomuar për gazetari dhe ka qenë e martuar me një shqiptar, por që sot janë të divorcuar.

Ndërkohë, pas publikimit të video ka reaguar sërish portugezi. “Mohoj kategorikisht çdo akuzë që po lëshohet ndaj meje. Përdhunimi është një krim i neveritshëm, i cili qëndron në kundërshtim me atë çka unë besoj. Refuzoj të ushqej një spektakël mediatik të krijuar nga njerëz që kërkojnë të promovohen në kurrizin tim. Ndërgjegjja ime e qetë do më lejojë të pres me qetësi rezultatet e çdo hetimi”, shkroi në Twitter Ronaldo.