MENU
klinika

Fotot

Qëlloi me armë makinën e policisë, kush është i riu në kërkim

28.10.2018 - 13:50

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja në Bularec të Gjirokastrës, ku një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi hapi zjarr ndaj kësaj të fundit.

Sipas policisë 36-vjeçari është Kostandin Kafiça dhe i janë vënë në ndjekje për ta arrestuar, ndërsa historiani Arben Llalla shton se ai është njeriu i trupave speciale të ushtrisë greke.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit, pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Kacifas porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Kafiça mësohet se i përket minoritetit grek, dhe ngjarja ka ndodhur në festën që po zhvillohej në Bularat.

Aktualisht fshati është ‘blinduar’ nga Forcat Shqiponja, FNSH si dhe RENEA, ndërkohë që po bëhet krehja e zonës në fjalë, për të bërë të mundur kapjen e Kaçifës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN