MENU
klinika

Zbulohet vendi dhe koha

Shqipëria dhe Kosova në një mbledhje të përbashkët

23.10.2018 - 15:56

Më 26 nëntor në qytetin e Pejës do të mblidhet Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka njoftuar për mbledhjen e dy Qeverive, ku edhe ka numëruar çështjet kryesore që do të shqyrtohen.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë-konica.al
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë-konica.al

“Synimi jonë është të keni një marrëveshje konkrete për doganat. Heqja e Roaming-ut, njohja e licencave nga të dyja vendet. Gjithashtu është në trajtim çështja e njohjes së patentave. Po ashtu edhe taksat për autostradën, pasi qytetarët kanë thënë që është shtrenjtë”, ka thënë Limaj.

Ai ka kërkuar që ministrat të raportojnë për marrëveshjet të cilat nuk janë implementuar deri më tani.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin