MENU
klinika

Detajet

Qeveria ndalon pijet energjike për personat nën 18 vjeç

25.10.2018 - 10:48

Pas nismës për heqjen e kazinove dhe basteve, qeveria ka prezantuar në Kuvend një nismë për kufizimin e tregtimit të pijeve energjike dhe pijeve të gazuara me sheqer të shtuar për personat nën 18 vjeç.

Sipas mazhorancës, kjo nismë do t’i bëjë mirë shëndetit të njerëzve dhe shëndetit të financave të tyre.

Erion Braçe tha nga foltorja e Kuvendit se do të kufizohet edhe reklamimi agresiv për këto produkte.

Besoj se hedhim një hap përpara për të mbrojtur një fashë të rëndësishme të shoqërisë nga disa produkte që shkatërrojnë shëndetin e tyre. Por, kjo ndikon edhe në rritjen e ekonomisë familjare duke bllokuar blerjen e tyre. Nisma është tërësore. Mbi të gjitha kjo është një nismë e shëndetshme. Ndëshkim për të gjithë madhorët, që u ofrojnë fëmijëve pijeve energjike marrë nga dyqanet. Kufizimet vijojnë me ata që i tregojnë brenda klubeve apo koktejle, të ndaluara për fëmijët.” – u shpreh Brace.

Nismën e kanë përshëndetur edhe deputetë të tjerë brenda Partisë Socialiste.

Deputetët Vasilika Hysi dhe Elisa Spiropali theksuan në senacë se ky miratim i amendamentit do të ndihmojë në përmirësimin dhe mbrojtjen e të miturve nga tregtimi i këtyre pijeve.

Sot është një seancë nga më të dobishmet pasi do të votohen dy projektligje të rëndësishme. Konsumi i përditshmen nuk ka ngjyrë partiake. Opozita mos të helmojë mendjen e shqiptarëve. Mbrojtja e të miturve nga pijet e energjike dhe me sheqer të shtuar është jetike. Do të doja që opozita të na bashkohej sot në Kuvend. Sot i drejtohem strukturave shtetërore, të cilat kontrollojnë cilësinë ushqimore. Menjëherë të nisin masat, jo vetëm në gjobat, por edhe me fushatat ndërgjegjësuese. Thirrje të gjitha familjarëve të kontrollojnë fëmijët e tyre, sepse situata nuk zgjidhet thjesht me ndryshimet ligjore”, tha Vasilika Hysi.

“Sot diskutohen dy nisma të rëndësishme. Do doja qe opozita të ishte sot këtu. Fatkeqësisht opozita e vendit ka dalë nga republika dhe ka dalë në mbrojtje të veseve. Bërtasin për lirinë e fjalës, ata që me lirinë nuk dinë se ç’bëjnë.” -tha mes tjerash, deputetja Elisa Spiropali.