MENU
klinika

Lezhë

Qytetarët në rrezik/ Ndotja prek tregun e fruta-perimeve

22.10.2018 - 16:59

Kanali i Fildanes, i cili përshkon pjesën jugore të qytetit të Lezhës, ka pësuar një ndotje të niveleve të larta e cila vijon të jetë prej vitesh problem jo vetëm për pamjet, por edhe kundërmimin.

Ajo çfarë e  bën më tepër shqetësuese është fakti se fare pranë këtij kanali ndodhet edhe tregu i fruta-perimeve dhe ndotja rrezikon shëndetin e konsumatorëve.

kanali i ndotur i fildanes-lezhe-konica.al

Fajin për ndotjen e kanë të gjithë banorët e zonës, por edhe tregtarët e tregut të fruta-perimeve, që i bien për shkurt dhe hedhin mbeturinat në kanal.

Tregtarët, duke qenë se janë një nga ndotësit kryesorë, nuk pranojnë që ta komentojnë fare këtë situatë.

Deri tani, bashkia nuk ka marrë asnjë masë për personat apo bizneset shkaktarë të katastrofes mjedisore në mes të qytetit.