Projekti kushtoi 40 miliardë dollarë, por në fakt deri tani duket se është një dështim total.Është fjala për qytetin Songdo, i cili ishte projektuar si qyteti i parë në botë të “zgjuar”, por tashmë barasvlerësohet me Çernobilin si një qytet “fantazmë”.
“Utopia e teknologjisë së lartë” në Songdo në verilindje të Koresë së Jugut është ndërtuar nga zeroja dhe është projektuar gjithçka sipas teknologjisë më të fundit.
Pavarësisht se banorëve iu premtua qyteti i së ardhmes disa prej tyre shprehen se janë duke jetuar në një burg të braktisur.
Qyteti ishte projektuar me kompjutera në rrugë për kontrollin e trafikut apo pajisje pneumatike që ‘thithnin’ mbeturinat nga shtëpia për t’u ricikluar më pas për të gjeneruar energji elektrike.
Pak më shumë se 15 vite që nga fillimi i projektit Songdo, qyteti është ende më pak se gjysmë i ndërtuar.