Për arsye nga më të ndryshmet, por më kryesoret duket se janë ato sociale, numri i martesave të shqiptarët ka ardhur gjithnjë e në rënie dhe vendin e parë me numrin më të ulët të tyre, tashmë e mban kryeqyteti.
Sipas të dhënave të fundit të INSTAT për vitin e kaluar, rekordin më të ulët e mban kryeqyteti me një normë prej 7.1 martesa për 1000 banorë.
Ndërsa numrin më të lartë të martesave e kanë lezhjanët me 10.2 për 1000 banorë, pasuar nga Berati me 9.2, Dibra me 8.7, Durrësi dhe Fieri me 8.3, ndërsa Elbasani me 8.2 martesa. Vlora dhe Shkodra ishin pak a shumë në të njëjtën normë, e para 7.6 martesa për 1000 banorë, ndërsa qyteti verior me 7.4.
Tendenca e këtij viti si dhe atij që lamë pas duket se për të rinjtë është më pak martesa dhe në moshë më të vonë.
Rreth 23 mijë martesa janë regjistruar në zyrat e gjendjes civile për 2017, 5.7% më pak krahasuar me vitin 2013.