MENU
klinika

Bursa për ekselentët

Rama: 1 mijë dollarë për ekselentët që studiojnë mësuesi

22.10.2018 - 12:37

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë ata nxënës, të cilët do të studiojnë për mësuesi.

Shefi i qeverisë theksoi se mesatarja është kriteri kryesor për të ndjekur studimet për mësuesi, ndërsa shtoi se të gjitha të tjerët që janë me mesatare mbi 9 dhe që ndjekin po këtë drejtim, do të trajtohen me bursë deri në 1 mijë dollarë në vit.

Rama ndërkohë shtoi se mësuesia nuk do të jetë më “strehë” për të dobëtit, por për studentët që kanë dhunti dhe talent.

edi-rama-konica.al

Ndërsa për ata që nisin studimet për mësuesi dhe që kanë një mesatare mbi nëntë, Rama tha se do të përjashtohen nga tarifa vjetore.

Para pak ditësh më bëri përshtypje një botues i rëndësishëm në vend, i cili tregonte disa të dhëna të një testi, kur ndër të tjera kishte parë që studentët që lexojnë më pak libra janë studentët e letërsisë. Rezultati lidhej me faktin se ndërkohë që letërsia është e lidhur me dhuntitë e talentin, përthithte për vite e vite më të dobëtit. Mësuesinë e kanë ndjekur me mesataren 5 apo gjashtë, nxënës të cilët nuk mund të ndiqnin degë të tjera. Askush në një notë mesatare poshtë 7 nuk mund të vijojë në mësuesi. Heqja e tarifës për studentët që do të zgjedhin mësuesinë me mesatare mbi 9. Për të gjithë ekselentët, që janë pjesë e mësuesisë të ketë një bursë vjetore 1 mijë dollarësh, e cila do të jepet muaj pas muaji. Kjo është një masë që do të mbështesë të gjitha nevojat për gjatë gjithë vitit. Nga ana tjetër, është me vërtetë për të qenë optimist, se me vendosjen e mesatares ka patur një reagim tërësor shumë pozitiv”, tha Rama.