Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Twitter, lidhur me deklaratat e kryedemokratit Basha, i cili në një dalje për mediat kërkoi arrestimin e Kreut te Bashkisë në Durrës, Vangjush Dako, duke e konsideruar këtë të fundit si ‘peshkun e madh’ që duhet arrestuar.
Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se sulmet e kryedemokratit ndaj Prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura që vetë ai ka me drejtësinë, ndërsa garantoi se lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet.
“Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet #DerinëFund” shkruan Rama në Twitter.