MENU
klinika

Detajet

Rama e ka me mediat: Mos të kemi llafe

10.10.2018 - 11:17

Sot kryeministri Edi Rama iu ka dhënë një paralajmërim mediave dhe portaleve që kanë të reklamuara bastet dhe kazinotë elektronike.

Në Twitter ai shkruan se çdo reklamim i tyre në çdo lloj media është i jashtëligjshëm dhe se aktualisht po punohet për mbylljen e tyre.

“Bastet e kazinotë elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj?”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN