15.10.2018 - 09:01
Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot me pamjet nga hapja e njësisë së Senologjisë, në Spitalin e Durrësit, ku ofrohet shërbimi i plotë për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.
Bashkëngjitur videos, Rama shkruan se nuk duhet harruar se ka ende shumë punë për të çuar aty ku duhet spitalet, por ka edhe një mesazh për gjithë kritikët.
Mesazhi i Rames
MIRËMËNGJES, dhe pa e harruar që sa shumë mund e punë na duhet akoma për t’i çuar spitalet aty ku duam, por edhe duke i kujtuar kujtdo që sot ato janë gjithnjë e më shumë si dita me natën krahasuar me çfarë ishin pesë vjet më parë, ju uroj një javë të mbarë.