Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar akset ku po kryhen punimet në disa rrugë, të cilat do të krijojnë një rrjet gjarpërues në të gjithë Shqipërinë.
Shefi i qeverisë pa nga afër punimet në aksin Vorë-Fushë Krujë, të cilat siç tha edhe ai, po ecin me ritme të shpejta dhe me standardet e duhura.
Programi i Rindërtimit vijon intensivisht në gjithë akset problematike të vendit, ku sipas Ramës nuk u vu dorë prej dekadash. Në bashkëbisedimi me përfaqësuesit e firmës ndërtuese, Rama deklaroi se duhet të zgjidhet njëherë e mirë situata e përmbytjes pranë zonës së Kasharit.
“Të krijojmë një rrugë të standardeve siç dimë ne, jo siç i bënit ju. Edhe Rruga e Arbrit po ecën shumë mirë. Të zgjidhet situata e ujit në Autostradën e Kasharit.”, tha mes tjerash Rama.