Kryeministri Edi Rama e quan ende mik rivalin e tij politik Lulzim Basha dhe madje i qan dhe hallin pas zhvillimeve të fundit.
Në një postim në Twitter, Rama i drejtohet kreut të PD-së të cilit i thotë se një aktor i papaguar e nxori cullak duke iu referuar audio-përgjimit për Agron Xhafaj.
Rama shkruan se as ai e as Taulant Balla nuk janë fare në komisariatin e Fushë-Krujës ku pretendohet se kanë rrjedhur ngjarjet pas denoncimittë Xhisiela Malokut për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.
“Nuk të vjen zëri dhe s’ke faj! E di dhe unë sa thellë je futur miku im po s’të ndihmoj dot. Nuk ecet me teatër se ja si vjen puna, del një aktor i papaguar e të nxjerr cullak !Po me kamerat e komisariatit si i bëhet(?)se aty as Taulanti as ai polici s’janë fare! Apo po fle ti tani?”, shkruan Rama në Twitter.