Sot nga kryeministri Edi Rama është publikuar një tjetër dramë njerëzore, ku varfëria është ulur këmbëkryq.
Ky i fundit ka postuar në faqen e tij të ‘Facebook’ një video ku protagoniste është bërë një familje e varfër në Shijak, të cilës iu ndërtua një shtëpi e re.
Ndërkohë, përveç premtimit për të ndërtuar shtëpinë brenda këtij viti, Rama mbajti edhe fjalën me kryefamiljarin, Hysen Zhupanin, ndërsa në fund ata ndërruan edhe kollaret.
“Edhe kravatën kam ngelur me të dhënë, pasi kravatën tënde e mora. Ja mora herën tjetër. A të thash? I mora kravatën dhe i thash; ‘kur të vijë që të inaugurojmë shtëpinë, do të jap kravatën time’. Këtë e ke kujtim nga unë”, iu drejtua Rama kryefamiljarit.