MENU
klinika

Të gjithë bashkë

Rama mbledh familjen, festojnë me verë

21.10.2018 - 10:58

Kryeminsitri Rama këtë fundjavë ia ka dedikuar familjes së tij. Angazhimet e tij politike, si dhe pjesëmarrjet në emisione politike, mbrëmjen e së shtunës ja kanë lënë vendin një takimi me familjen e bashkuar.

Shpesh herë, ai ka publikuar foto me të voglin e tij Zaho, por pa i treguar fytyrën plotësisht. Këtë herë, Rama ka postuar një foto në rrjetin social Instagram panoramën e familjes së tij.

rama zaho e linda
rama zaho e linda

Kryeministri shihet mjaft i lumtur në krah të bashkëshortes së tij Lindës. Pjesë e tavolinës së tyre janë edhe tre fëmijët, Rea vajza e Lindës, Gregu, djali i Ramës dhe Zahoja i vogël, fëmija i vetëm i Lindës dhe kryeministrit Rama.

Në këtë foto shohim për herë të parë fytyrën e Zahos. Familja e kryeministrit shihet që po konsumojnë verë të kuqe dhe e kanë shoqëruar atë me kikirika.