MENU
klinika

Deklarata

Rama: Për ata që jetojnë me lekët e mamit e babit…

17.10.2018 - 10:43

Kryeministri Edi Rama tha se platforma Shipëriaqëduam.al është miku më i mirë për zgjidhjen e problemeve.

Gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët që kanë marrë zgjidhje për problemin e tyre në platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri u shpreh se pas zgjidhjes së problemit nis edhe hetimi për të parë se kush ishte problemi.

Nëse ke një problem me zyrat e shtetit, mos kërko rrugë të vjetra të ryshfetit, por kliko tek Shipëriaqëduam.al dhe do gjesh mikun më të fortë për të zgjidhur problemin. Ministria e Drejtësisë që drejton task forcën e korrupsionit do bëjë publike edhe masat, pasi pas zgjidhjes së problemit nis dhe hetimi administrativ. Pas zgjedhjes së çështjes ne nisim hetimet për të parë se pse nuk zgjidhej çështja dhe kush ishte problemi. Ai që e merr me nënqeshje platformën ju them se e ardhmja është jo vetëm dixhitalizimi, por platforma është pjesë e administratës se kjo administratë vihet në lëvizje. Çdo qytetar merr zgjidhje dhe ndez një llambë për t’u fokusuar tek çështja dhe për të zbuluar individët që janë problematikë”- tha Rama.

Kryeministri kishte dhe një apel për ata që sipas tij jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe ankohen për pagat e ulëta.

Qytetarja: Pas aplikimit në platformë, unë jam punësuar në një kompani dhe ju falënderoj për mundësinë.

Rama: Sa e ke rrogën?

Qytetarja: 600 mijë.

Rama: Po pse e thua me gjysmë zë. E paske rrogë të mirë. Se këta që jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe tallen me Iphone-t e tyre për punësimin duke thënë se pse mo jetohet me 240 mijë lekë? Ja rasti që kemi rrogë 600 mijë lekë se rroga jepet me atë që ofron.

"Tregojini me votë se duhet të largohen njëherë e mirë"

Rama sulmon opozitën nga Londra dhe u bën thirrjen emigrantëve

"I dërguan ftesë ambadadorit tonë për të marrë pjesë në takimin e tyre, por…"

Rama tregon prapaskenat nga Londra: PD nxit akte antishqiptare në tokë të huaj

"Një grup të vebrish të nxitur nga të verbrit në Tiranë"

Turi me diasporën në Londër/ Rama iu përgjigjet protestuesve