MENU
klinika

Deklarata

Rama: Shumica e pronarëve të basteve me precedentë penalë

25.10.2018 - 14:33

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se shumica e pronarëve të pikave të basteve janë persona me precedentë penale.

Teksa u ndal gjerësisht tek efektet pozitive që do të sjellë ligji për ‘Lojërat e fatit’, i cili pas 31 dhjetorit do të mbyllë bastet dhe kazinotë, Rama thumboi edhe opozitën. Ai tha se për asnjë arsye në botë sot opozita nuk mund të mungonte në Kuvend, përveçse marrëzisë.

Shumë nga pronarëve të basteve janë me precedentë penale. Siç e theksoi edhe kryetari i komisionit të Ekonomisë është e pavërtetë ajo çka është trumbetuar me të madhe gjatë kësaj periudhe se pas operacionit ‘Fund i marrëzisë’ marrëzia nuk është mbyllur. 5 mijë pika të paligjshme operojnë në vende qindra miliona lëvizin aso kohe jashtë të gjithë kanaleve të ligjit. Ajo që ne bëjmë sot është kundërpërgjigja e duhur ne emër të një shoqërie të prekur nga ky fenomen që sjell sëmundje dhe q ë ka përhapur një kacer social në të gjithë territorin për shkak e ka qenë i tëri jashtë kontrolli të duarve të vetme që qarkullojnë këtë veprimtari.

Nga ana tjetër kemi qenë në këtë sallë kur kemi bërë përpjekjet e parë për të parandaluar kazinotë elektronike. Dhe jemi të gjithë, të paktë ata që ishin të pranishëm në sallë gjatë mandatit të parë të vetëdijshëm se nuk ia dolëm dot të votojmë në bllok. 68% e lojtareve aktiv që janë në botën e basteve e kanë nisur lojën nga 10-15 vjeç. Kjo mjafton për të qenë të gjithë të bindur se ky vendim nuk është vendim i PS për socialistët. Por është vendim ku për asnjë arsye në botë s’mund ta mbante përveç marrëzisë opozitën jashtë kësaj salle sot. Është një vendim i cili ka një dobi të jashtëzakonshme dhe të shumanshme. I dobishëm për të mbrojtur ekonominë dhe familjen”, tha Rama.

Teksa në seancën e sotme parlamentare pritet të votohet ligji për heqjen e lojërave të fatit, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ironitë me opozitën.

Ai hodhi poshtë zërat që sipas opozitës me mbylljen e basteve “dardha do ta ketë bishtin mbrapa”.

Gjithashtu me ironi tha se po të ishte për baste, s’do kishte asgjë që të konkurronte golat e shpifjeve të Partisë Demokratike.

Kazan më kazan, portal më portal, kanal më kanal, nga lloj lloj personazesh që e rrokanisën kokën e këtij populli me teorinë se kjo mbyllje është një dardhë që e ka bishtin prapa, duke i thënë njerëzve se po mbyllen bastet sportive, edhe për kacafytje gjysmë-gjelash do kishin vënë bast. S’do kishte gola, kush shpif më shumë nga PD, që të konkurronin golat e shpifjeve të PD.

¼ lojtarë pranojnë që tpaktën 1 herë kanë dashur të vrasin veten. Gati gjysma e lojëtarve thonë që jeta e tyre familjare është stres i vazhdueshëm për të gënjyer për të fshehur skedina, që pason pastaj me skandale e divorce. Dicka tjetër që nuk e kam thënë është ajo që thonë kryetarët e Bashkive të qyteteve më të vogla. Pikat e basteve kanë si klientë të pandarë një numër të konsiderueshëm burrash apo djemsh nga familje me ndihmë ekonomike,” tha Rama.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës