MENU
klinika

Erdogan nuk e përjashton mundësinë

Referendum në Turqi për anëtarësimin në BE?

05.10.2018 - 11:32

Një referendum mbi pranimin në Bashkimin Evropian mund të bëhet në Turqi, tha të enjten presidenti Rexhep Tajip Erdogan. 

Duke folur në sesionin përmbyllës të Forumit Botëror të TRT në Stamboll, Presidenti Erdogan tha se do të diskutonte për një hap të tillë me kolegët.

“Jemi në 2018, dhe ata janë ende duke na pritur” tha ai. “Le të shohim se çfarë vendimi japin 81 milionë njerëz”, shtoi presidenti, duke iu referuar elektoratit të Turqisë. 

Pasi bisedimet e pranimit të Turqisë filluan në 2005, ato janë zvarritur për shkak të kundërshtimeve nga administrata greke qipriote, si dhe kundërshtimeve nga Gjermania dhe Franca.

Në vitet e fundit, referendumet u kanë dhënë votuesve turq të drejtën për të vendosur lidhur me çështje të rëndësishme si zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit dhe ndryshimi i sistemit qeveritar të Turqisë. 

Për të fituar anëtarësimin në BE, Turqia duhet të përfundojë me sukses negociatat mbi 35 kapituj politikë që përfshijnë reforma dhe miratimin e standardeve evropiane.

Që nga maji i vitit 2016, gjithsej 16 kapituj u hapën dhe njëri u mbyll. Megjithatë, në dhjetor 2016, shtetet anëtare thanë se nuk do të hapen kapituj të rinj.

I pyetur nëse projektit të BE-së po i afrohet fundi, Erdogan tha: “Unë i shoh këto shenja”.

Erdogan përsëriti thirrjen për reforma serioze të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. “Ne kemi nevojë për të arritur një Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me pjesëmarrje nga shtatë kontinente”, tha ai.

Presidenti turk ka kërkuar për një kohë të gjatë reformimin e strukturës së Këshillit të Sigurimit, duke përdorur moton “Bota është më e madhe se pesë”.

“Epoka e pesë anëtarëve të përhershëm ka mbaruar” tha ai, duke argumentuar se marrëveshja aktuale vjen nga rrethanat e Luftës së Dytë Botërore.

Por ai tha, “Ne nuk jetojmë në të njëjtat rrethana, është koha për të bërë një tranzicion të ri dhe një ndryshim të ri në OKB.

OKB ende nuk i është përgjigjur kërkesës për drejtësi, u shpreh ai më tej, duke cituar si një shembull mosveprimi të OKB, çështjen palestineze. “Ka shumë vendime kundër Izraelit në OKB, por asnjëri prej tyre nuk është i zbatueshëm”.

Rezoluta e OKB-së që dënon veprimet e padrejta nga Izraeli, shpesh përballen me veto në Këshillin e Sigurimit.

Në fjalimin e tij, presidenti gjithashtu akuzoi SHBA-në për dërgimin e 19,000 kamionëve të armëve dhe municioneve për grupet terroriste në Siri.

Turqia ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur mbështetjen e SHBA për grupet terroriste në Siri, e cila i ka furnizuar ata me armë dhe pajisje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet ish-ambasadori

BE zhgënjehet nga Turqia…