Për shumë kohë varrezë e forcave të saj të fuqishme ajrore, baza e Kuçovës në Shqipëri është vendosur të bëhet një stacion i NATO-s, duke iu sjellë kënaqësi ish-pilotëve që dëshirojnë të dëgjojnë përsëri motorët që ulërasin.
Kështu shkruan sot Reuters në një shkrim për aeroportin e Kuçovës që do të bëhet bazë e NATO-s.
“Shqipëria i uli përfundimisht 224 MiG-ët e saj sovjetike dhe kinezë në vitin 2005 dhe që prej vitit 2009 fqinjët e NATO-s, Greqia dhe Italia, monitorojnë hapësirën e saj ajrore.
Kjo solli një rënie të ekonomisë përreth Kuçovës, që dikur quhej ‘Qyteti i Stalinit’ gjatë epokës komuniste”, shkruan më tej Reuters.
“Kjo bazë është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor pasi do të transformojë Kuçovën në bazën e parë ajrore të NATO-s për këtë rajon”, thotë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka për “Reuters”.
“NATO-ja do të shpenzojë mbi 50 milionë euro në fazën e parë të punës për ta kthyer Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizime, logjistikë, trajnim dhe manovra”, tha Xhaçka.