MENU
klinika

Jashtë edhe brenda

Rikonstruktohen mjediset e Muzeut Historik Kombëtar

31.10.2018 - 22:22

Muzeu Historik Kombëtar do t’i nënshtrohet rikonstruksionit fizik si jashtë ashtu edhe brenda mjediseve të tij.

Nuk do të ndryshohet asgjë, do të ruhet po e njëjta volumetri, mozaiku gjithashtu do rikonstruktohet me gjithë elementët e tij pra do ketë një rikonstruksion të thellë jo të sipërfaqshëm pasi ka dëmtime që ka pësuar nga koha”, u shpreh drejtoresha e Institutit të Monumenteve të Kulturës, Arta Dollani gjatë një interviste televizive.

Ajo shtoi se ky është momenti i duhur për rikonstruksionin e muzeut pasi dhe gjithë sheshi ”Skënderbej” tashmë është i rikonstruktuar dhe gjallon nga lëvizja e njerëzve.

arta-dollani-rikonceptohet-muzeu-historik-kombetar-konica.al
arta-dollani-rikonceptohet-muzeu-historik-kombetar-konica.al

“Një komponent tjetër i rëndësishëm është ekspozita e tij pra linja muzeore që ai ofron.

Duhet të kemi një muze të qytetërimit dhe për këtë po punon gjithë grupi i ekspertëve dhe interesante në këtë pikë është mënyra e tregimit të historisë së këtyre pavijoneve.

Janë një grup prej 20 ekspertësh që po punojnë për këtë pjesë.”

Dollani u shpreh se ajo që do vijë ndryshe në këtë pjesë është heqja e ngarkesës ideologjike, pra, do të ketë orientim tek faktet.

“Do paraqiten dokumente historike autentike pra do paraqitet historia me fakte jo më me interpretime.

Rikonstruksioni i muzeut do e bëjë atë të jetë i kohës dhe do të ketë elementin e edukimit pra do të jetë një muze i të gjithëve dhe i atyre që vijnë e vizitojnë për të njohur Shqipërinë nëpërmjet këtij muzeu.”

rikonceptohet-muzeu-historik-kombetar-konica.al
rikonceptohet-muzeu-historik-kombetar-konica.al

“Muzeu do të ketë një prezantim ndryshe me platforma dixhitale, me staf i cili shpjegon paraprakisht se çfarë do vizitosh, për çfarë je i interesuar pra do ketë një shumëllojshmëri të programit të muzeut.

Kosto e këtij projekti do të ketë një vlerë paraprake deri në 13 milionë euro.

Mënyra e ndërhyrjes është menduar me faza në mënyrë që të mos kemi kurrë një mbyllje të plotë të muzeut, pra që ekspozitat dhe pjesa edukuese të vazhdojë.”

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!