MENU
klinika

Përkujtim Historik

Rikthehet Mithat Frashëri në Tiranë

22.10.2018 - 12:35

Mithat Frashëri është një nga figurat kryesore të nacionalizmit shqiptar dhe një nga personalitetet më të mëdhaja në Shqipëri. Ai rrjedh nga familje patriotike, ajo e Frashëllinjve, djali i Abdyl Frashërit e nipi i Sami e Naim Frashërit.


Ai ka qenë publicist me emrin Lumo Skëndo, shkrimtar, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, përkthyes, politikan, dhe një nga aktivistët më të flaktë i çështjes kombëtare si edhe i ngritjes së organizatës politike të Ballit Kombëtar. Ai do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh të Tiranës.

Ai është një figurat më emblamatike multidisiplinare si dhe një atdhetar deri në fund të jetës së tij. Ai mbahet mend edhe si dhurues i librave të bibliotekës së tij, Bibliotekës Kombëtare Shqiptare me një fond të jashtzakonshëm librash, në 40 mijë të tillë.

Vdiq në mënyrë të mistershme në një hotel në SHBA në vitin 1949. Me rastin e 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit, Bashkia e Tiranës ka nisur punë për ndërtimin e memorialit dhe rigjenerimin e zonës përreth me bimësi e gjelbërim dekorativ.

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave do të organizohet gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila përkon me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nëntori kthen Mit’hat Frashërin në atdhe

Eshtrat e Mit’hat Frashërit  në nëntor në Shqipëri


Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!