MENU
klinika

Përplasja e fundit?

Ringjallet konflikti Rusi-Ukrainë

16.10.2018 - 16:13

Ukraina dhe Rusia ri nisin një konfrontim 

Në Evropë, një konflikt “i errët” po nis përsëri: Të helmuarit nga Salisbury dhe rasti  i agjentëve të dyshuar rusë në Holandë duket se janë një kthim në lojërat me spihunë të stilit të Luftës së Ftohtë midis Rusisë dhe Perëndimit.

Në Ukrainë, pamja është më e zymtë. Një luftë vazhdon në rajonin lindor Donbas dhe konflikti ndërmjet Moskës dhe Kievit duket se do të përshkallëzohet.

Përplasja e fundit?

Të hënën, kisha ortodokse ruse ka shkëputur lidhjet me Konstandinopojën, dhe kreun titullar të krishtërimit ortodoks, pasi Ukraina siguroi miratimin javën e shkuar për të krijuar një kishë të pavarur ortodokse.

Kisha Ortodokse e Rusisë tha se ndërpren të gjitha lidhjet me institucionin që zotëron autoritetin shpirtëror mbi të krishterët ortodoksë të botës, për shkak të një mosmarrëveshjeje rreth Kishës në Ukrainë.

Patriarkana e Konstandinopojës njohu së voni pavarësinë e Kishës së Ukrainës nga Moska. Shumë të krishterë ukrainas e akuzojnë Kishën Ruse për mbështetjen e separatistëve në lindje të Ukrainës. Moska e kundërshton pavarësinë e Kishës së Ukrainës dhe peshkopi udhëheqës, Metropolitan Hilarion, tha se vendimi për ta njohur atë shkon “kundër së vërtetës historike”.

Të premten, Presidenti rus Vladimir Putin kryesoi një takim të Këshillit të tij të Sigurimit lidhur me këtë çështje.

Në vitin 2014, Putini e arsyetoi ndërhyrjen e Krimesë si mbrojtje të interesave të rusëve etnikë. Pushtimi i Krimesë vendosi në lëvizje luftën në Ukrainën lindore, e cila ka marrë jetën e më shumë se 10,000 njerëzve. Dhe Uashingtoni nuk është vetëm një kalimtar në atë konflikt.

Javën e kaluar, Forca Ajrore Amerikane nisi një stërvitje ushtarake në Ukrainë, kryesisht në bazën ajrore Starokostiantyniv të Ukrainës.

Ukraina nuk mund të jetë anëtare e NATO-s, por qeveria ukrainase aspiron të anëtarësohet në NATO. Presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se ushtrime të tilla do të sillnin bashkëpunim më të ngushtë m të ushtrisë ukrainase  me aleancën transatlantike.

Anëtarësimi në NATO për Ukrainën është një “vijë e kuqe” për Putinin, i cili ka thënë se e konsideron zgjerimin e aleancës një formë agresioni.

Megjithatë, mbështetja e administratës Trump për Ukrainën ka pësuar disi evolucion. Zyrtarët e lartë kanë deklaruar vazhdimisht se qeveria amerikane nuk e sheh aneksimin e gadishullit të Rusisë si legjitim, dhe qeveria e SHBA dhe aleatët e saj evropian kanë  vendosur sanksione mbi Rusinë që nga aneksimi i Krimesë.

Pra siç kuptohet, zyrtarët e administratës Trump kanë ndjekur “një vijë të vështirë” lidhur me  rolin e Rusisë në Ukrainë.

Të premten, Ambasada e SHBA në Kiev postoi imazhet e një avioni mbi Ukrainën lindore per  vëzhguesit. nga misioni i posaçëm monitorues i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, një mision i paarmatosur civil që monitoron konfliktin.

Në Minsk të hënën, Patriarku Kirill i Moskës, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, thirri një sinod për të diskutuar zhvillimet më të fundit rreth lëvizjes së Ukrainës për tu distancuar nga kisha ruse.

Përpara takimit, Kirill u takua me presidentin bjellorus të Aleksandër Lukashenkos, një aleati të ngushtë të Rusisë.

“ Një përçarje e tillë mund të ketë pasoja të rrezikshme” tha Lukashenko, sipas një deklarate të lëshuar nga Patriarkana e Moskës.

Matthew Chance kontribuoi në këtë raportim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Ku shkoi pushteti i Putinit?!