MENU

Pas akuzave për përdhunim

“Ronaldo mund të blejë gjithçka, por jo heshtjen e Mayorga”

01.10.2018 - 08:57

Cristiano Ronaldo ka një pasuri rreth 350 milionë paund dhe me të mund të blejë çdo makinë të fundit, çdo vilë luksoze, jahte, apo çdo gjë tjetër që mund t’i shkojë në mendje, përveç heshtjes së gruas që e akuzoi për përdhunim.

Të paktën kështu shkruan “Daily Mail”, ku sipas të cilit, ylli portugez, tentoi t’i mbyllte gojën me para 34-vjeçares Kathryn Mayorga, por nuk ia arriti.

Ai përdhunoi një modele amerikane dhe më pas i tha “më fal, zakonisht jam xhentëllmen”, sipas dokumenteve të paraqitura në një gjyq të Las Vegasit, por që vetë futbollisti i Juventusit i ka quajtur “fake neës”. 34-vjeçarja thotë se Ronaldo e ka përdhunuar në një tualet të hotelit “Palms Hotel and Casino” në Las Vegas, në orët e para të 13 qershorit 2009.

Cristiano dhe Mayorga janë fotografuar së bashku në një klub. Më pas, mendohet se portugezi e ka ftuar në dhomën e tij të hotelit modelen, së bashku me një shoqen e saj. Kathryn refuzoi të futej në vaskë sepse nuk donte të prishte fustanin dhe Ronaldo i dha pantallona të shkurtra dhe bluzë, duke i treguar derën e tualetit që të ndërrohej aty. Dokumentet e paraqitura në gjyq thonë se në momentin kur po ndërrohej, Cristiano ka hyrë në tualet i zhveshur dhe ka kërkuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale. Ajo nuk ka pranuar, por Cristiano e ka përdhunuar në tualet. Duke dalë nga aty, futbollisti mendohet të ketë kërkuar falje, duke shtuar se zakonisht është xhentëllmen.

Vetëm disa orë pasi avokati i Mayorga dorëzoi dokumentet në gjyq, Cristiano foli nëpërmjet një videoje në Instagram, ku tha: “Jo, jo, jo. Ajo që ka dalë sot është e rreme. Fake news”.

Dalin fotot e para të ceremonis

Martohet çifti i njohur i Hollywood-it

"Merkato" e fortë në televizion

Largohet Ermali nga Klan, ja kush e zëvendëson

Foto/ 'Të gjithë kemi një vend...'

Ermonela Jaho prezanton bashkëshortin

Me baluke dhe flokë të errët!

Miriam Cani 18-vjeçe duket si tjetër njeri

Askujt nuk i kishte shkuar në mendje kjo...

Ronela Hajati tregon kuptimin e emrit të saj

“Do të martohem sërish…”

Eneda Tarifa bën rrëfimin e papritur