31.10.2018 - 20:01
14 punonjës të rinj do t’i shtohen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK-së), dhe në këtë mënyrë numri i të punësuarve në këtë institucion arrin në 64.
Ndërkohë, qeveria ka vendosur emërimin edhe të 6 punonjësve të rinj pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për këtë vit, duke e çuar në e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 43.
Numri i punonjësve të komisionerëve publikë, për vitin 2018, shtohet me 4 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 30.
Numri rezervë i punonjësve të sistemit të drejtësisë, për vitin 2018, reduktohet me 24 punonjës dhe bëhet 206.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.