MENU
klinika

Video-intervistë me Prof. Enver Roshin

Sëmundjet që rrezikojnë jetën e të rinjve shqiptarë

18.10.2018 - 19:17

I ftuar ditën e sotme në studion e Klinika Online ishte Prof. Enver Roshi, Shef i Departamentit të Shëndetit Publik.

Tema kryesore rreth së cilës u zhvillua intervista ishte profili i epidemiologjisë në Shqipëri.

Pjesë të shkëputura nga intervista:

A janë në vendin tonë modelet e vdekshmërisë të ngjashme me ato të vëzhguara në vende të tjera të zhvilluara evropiane?

Modeli i vdekshmërisë në vendin tonë ka vite që është i njëjtë me modelin e vendeve të zhvilluara evropiane. Ajo që ne vazhdimisht theksojmë dhe japim si mesazh është që në tranzicionin epidemiologjik që është karakteristikë e vendeve në zhvillim, Shqipëria tashmë e ka kaluar tranzicionin epidemiologjik.

Vdekshmëria foshnjore sot ka rënë ndjeshëm.

Si është prevalenca e sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit në vend?

Si pasojë e ndryshimeve demografike, përqindja e moshës së vjetër është rritur ndjeshëm.

Mosha mesatare e Shqipërisë ka qenë 20 vjeç në vitin 1985. Në vitin 1990 mosha mesatare e popullsisë shqiptare ka qenë 26 vjeç. Sot mosha mesatare e popullsisë shqiptare është 36 vjeç. Në këto mosha rriten edhe mundësitë e kancerit ose të sëmundjeve kardiovaskulare.

Sot shkaku kryesor që vdesin shqiptarët janë sëmundjet e zemrës. Sëmundjet kardiovaskulare po prekin gjithmonë e më shumë mosha më të reja.

Cila është prevalenca më e lartë e sëmundjeve ngjitëse?

Lidhur me sëmundjet ngjitëse në Shqipëri ka një historik të veçantë. Sëmundjet infektive në Shqipëri mbeten një kërcënim i madh në shoqërinë tonë.

Kush janë më shumë të predispozuar të preken nga sëmundjet ngjitëse dhe pse?

Grupet vunerabël të popullsisë. Fëmijët e vegjël, qoftë për moshën, por edhe për pakujdesitë që kanë ata në lidhje me mjedisin.

Pastaj vijnë moshat e vjetra për rezistencë më të ulët.

Për shembull, gripi sezonal mund të prekë lehtësisht moshat e vjetra.