MENU
klinika

Këngëtari rrëfen tmerrin e luftës

“Serbët në vunë në radhë për të na vrarë!”

18.10.2018 - 22:33

Masakrat e serbëve ndaj kosovarëve nuk mund të harrohen kurrë. Madje kanë qenë të shumtë edhe figurat e njohura të artit, të cilat janë bërë pjesë e tyre dhe shpesh na vijnë histori të tillë të treguara me dhimbje.

Së fundmi, ishte këngëtari Mentor Haziri që ka rrëfyer tmerret e përjetuara në luftën e Kosovën. Ai thotë se së bashku me rreth 500 persona të tjerë është vënë në radhë nga ushtria serbe.

“Në kohën e luftës kur filluan bombardimet ne ikëm në një fshat në Kosovë dhe 2 javë më vonë filluan të na sulmojnë forcat serbe. Në orën 08:00 të mëngjesit kemi dalë 500 veta në mal dhe aty na kanë kapur të gjithëve, na kanë mbajtur disa orë dhe na kanë plaçkitur. Më pas na vunë në rend për të na vrarë, ndanë burrat veç dhe gratë veç dhe prisnin urdhër për të na vrarë. Është histori shumë e dhimbshme. Në ato momente ajo çfarë mendon një njeri është që të vdesë i pari që të mos shohë se çfarë do të ndodhë. Lutesha të vdisja i pari. Por 500 veta nuk mundën të na vrasin, sepse do të ishte masakër e madhe, nuk morën urdhër për të na vrarë. Na nxorën në autostradë dhe aty unë jam ndarë nga familja ime. Mua më kanë ngritur në tren dhe kam qëndruar për një muaj në Maqedoni dhe kam punuar për refugjatë të tjerë. Deri kur është çliruar Kosova nuk kam pasur asnjë kontakt me familjen time dhe nuk kam ditur asgjë për ta”, tha ai në intervistën për emisionin e “Rudinës”.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?