Drejtoresha e Qendrës për Studime Euro-Atlantike, Jelena Miliç beson se Rusia nuk dëshiron marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Prandaj sipas saj, Serbia tani është në mes të dy zjarreve. Ajo ka shtuar se bashkëpunimi me Rusinë do të varet nga mbështetja e administratës Trump.
Duke komentuar rezultatet e vizitës së fundit në Moskë të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ajo tha se pavarësisht informatave të pamjaftueshme zyrtare rreth takimit, është e qartë se Rusia nuk dëshiron një lëvizje në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.
Siç thotë ajo, sa më shumë të zgjasë zvarritja e marrëveshjes së Beogradit dhe Prishtinës, jepet mundësia për “ndërhyrje të Rusisë”.
“Këto interesa shërbejnë kryesisht për të minuar dhe diskredituar politikat evropiane në rajon. Prandaj Serbia është e vendosur në mes të dy zjarreve,” ka thënë ndër të tjera Miliç.