Ministri kosovar, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se do të ketë një ceremoni madhështorë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, datë historike kjo e shumëpritur për të gjithë.
Pacolli ka theksuar se është propozuar që në këtë ceremoni të jetë e ftuar një këngëtare me famë botërore për të performuar.
Por mediat në Kosovë kanë mësuar se bëhet fjalë për Shakirën, e cila pritet të performojë ditën e hapjes së urës. Këtë e kanë bërë të ditur burime të klankosova.tv nga zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa është thënë se ”ende nuk ka diçka konkrete, por ajo është propozuar si ide e mundshme”.
Më tej, Pacolli me anë të një statusi në “Facebook”, ka bërë të ditur se ura do të mbaje emrin e këngëtares që do të performojë në ditën e hapjes.
”Hapja do të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit”, ka theksuar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.