MENU
klinika

Tenis meshkuj

Shangai, finalja nuk është ajo që prisnit…

13.10.2018 - 16:39

Deri në gjysmëfinale thuajse nuk pati surpriza, dërsa në finale do të jenë serbi Novak Djokovic e kroati Borna Coric dy tenistët finalistë të turneut Masters të Shangait (Kinë).

Një finale disi surprizë, jo për Djokovic se sa për Coric, që në gjysmëfinale mundi zviceranin Roger Federer, kampionin në fuqi. Për serbin një shans i artë për t’u ngjitur në vendin e dytë të renditjes botërore në rast se fiton turneun kinez.

Djokovic arriti një fitore të lehtë ndaj gjermanit Alexander Zverev (nr.4 në botë) në gjysmëfinale me rezultatin 2-0 (6-2, 6-1). Ndonëse pritej një përballje e fortë, Zverev bëri një ndeshje të dobët, shumë larg asaj që pritej.

djokovic federer
djokovic federer

Kjo ia lehtësoi edhe më shumë punën Djokovic, që ishte superior në çdo moment, duke fituar brenda 60 minutave. Më e bukura sfida tjetër gjysmëfinale, me kroatin Coric që befasoi Federer, duke fituar 2-0 (6-4, 6-4) dhe barazon 2-2 rezultatin në përballjet direkte dhe për here të parë del në finalen e një turneu Masters.

Kroati arriti të fitojë në të dytja setet nga një “game” me topat e kundërshtarit, duke përballuar me sukses sulmet e Federer, që nuk kishte vijueshmëri në lojën e tij dhe u eliminua.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN