29.10.2018 - 20:46
Policia në Kinë ka vënë në pranga një person, i cili kishte shitur vajzën e tij të porsalindur dhe arsyeja ishte vërtetë absurde.
Pasi u zhgënjye që u bë me vajzë për herë të dytë, duke qenë se ishte i fiksuar pas djemve, burri e shiti për 5000 euro vajzën 10-ditëshe.
Denoncimin e bëri gjyshja vajzës, e cila dyshoi se diçka nuk shkonte kur shkoi për të ndihmuar të bijën e saj në rritjen e vogëlushes dhe nuk u fut në shtëpi nga dhëndri.
Bebi është gjetur dhe aktualisht është nën kujdesin e nënës dhe gjyshes së saj.