MENU
klinika

Transferimi i Ervis Martinajt

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Burgjeve, shkak Ervis Martinaj

10.10.2018 - 10:29

Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra pasi dështoi në tentativën e parë mbrëmjen e djeshme për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali “Amerikan 2” në Tiranë te spitali i Burgjeve, pasi mjekët e spitalit privat refuzuan që të firmosin kartelën dhe fletën e daljes.

Ministrja Gjonaj e ka shkarkuar nga detyra Sulejmanin, ndërsa Drejtoria e Burgjeve ka kallëzuar penalisht mjekët e “Spitalit Amerikan 2”, pasi fillimisht penguan transferimin e Ervis Martinajt.

Por pas presionit të ushtruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve mbi efektivat e policisë që ishin në detyrë se do bënte kallëzim penal dhe do merrte masa administrative nëse ata nuk do të realizonin transferimin e të arrestuarit në drejtim të spitalit të Burgut në Tiranë, vetë i arrestuari Ervis Martinaj pranoi të largohet edhe pse mjekët e spitalit nuk pranuan të firmosin fletë-daljen.

Kjo ishte një situatë e paprecedentë ku mjekët e një spitali privat, pengojnë ekzekutimin e një vendimi gjyqësor që detyronte policinë e Burgjeve të transferonte Martinajn nga spitali privat në spitalin e Burgjeve në Tiranë.

Gjykata ka vendosur masën 30 ditë burg për Ervis Martinajn, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në një lokal në zonën e ish-bllokut ku nga shkëmbimi i zjarrit u vra truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe i plagosur mbeti dhe shoku i tyre Eljo Hato.

Në kërkim për ngjarjen vijon të jetë komandoja që ka qëlluar me armë zjarri, Merviol Bilo, Ervin Mata, i fejuari i Elvana Gjatës dhe Fabjol Allushi. Ndërsa në Kakavijë u arrestua dy ditë më parë Geldo Hoti i cili ka qenë në tavolinë me Matën dhe Bilon.

“Në rrugën drejt Shqipërisë 2030!“

Rama, të dielën takim me shqiptarët në Londër

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”