Shkarkohet gjyqtari i gjykatës administrative Shkodër, Ahmet Jangulli. Ashtu siç pritej nga përfundimet e KPK ai nuk ka kaluar vettingun.
Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli, nuk justifikonte një pasuri në vlerën e 12 milion lekëve, shumë të cilën në deklaratën vetting kishte deklaruar se ia kishte dhëne borxh tre personave.
Probleme për këtë gjyqtar ishin konstatuar edhe nga DSIK, në raportin e tij e kishte nxjerrë të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.
DSIK e kishte informuar KPK se kishte të dhëna që ky gjyqtar në bashkëpunim me një prokuror kundrejt mitdhënies kishte favorizuar një të pandehur për ndryshim akuze.
Por konkluzionet e KPK-së janë kundërshtuar nga gjyqtari, i cili pretendoi se nuk ishin marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortes notere.
Ndërsa në lidhje me pretendimin e DSIK, gjyqtari tha se vendimi i tij jo vetëm ishte lënë në fuqi nga gjykata e Apelit por ajo madje kishte pushuar akuzën për atë të akuzuar.