MENU
klinika

Detajet

‘Shkundet’ ISHPSH e Durrësit/ 9 të shkarkuar nga puna, 24 gjoba

17.10.2018 - 14:12

Ministja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka prezantuar sot rezultetat e Task forcës anti-korrupsion të një jave.

Në sitën e kontrollit kanë qenë institucione si Inspektoriati Qëndror Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore dega Durrës ku janë rekomanduar 24 masa disiplinore për punonjësit e këtyre institucioneve, prej të cilave 9 prej tyre janë shkarkime nga puna.

Të kallëzuar penalisht siç tha edhe ministrja Gjonaj janë:

“Ish- Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore Qendër, i cili dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, me veprime dhe mosveprime në shkelje të hapur të ligjit – shkelje në procedurën e prokurimit të me objekt “Digjitalizimi i arkivit” të Inspektoratit të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Si dhe Kryeinspektori i Inspektoriatit Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Dega Durrës, e cila dyshohet të ketë kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke kryer veprime konkrete në shkelje të ligjit nr.10433, datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, si dhe akteve të tjera nënligjore në zbatim të tij. Po ashtu nga strukturat e policisë së shtetit, janë evidentuar 21 vepra penale në fushën e korrupsionit me 27 autorë të proceduar penalisht, nga të cilët 4 të arrestuar apo ndaluar dhe 23 të proceduar në gjendje të lirë”.

“Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve pranë Ministrit të Drejtësisë ka proceduar penalisht në Prokurori dy punonjëse pranë IEVP Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” si dhe ka rekomanduar marrjen e masave administrative për 20 punonjës të tjerë në burgjet e Vaqarrit, Lezhës, Fierit dhe Sarandës. Po ashtu në rastin e bërë mediatik, lidhur me ndalimin e punonjëses të ZVRPP Devoll, e cila u denoncua në media pasi i mori rryshfet një qytetari për një shërbim publik, u shkarkua menjëherë nga detyra. Falë bashkëpunimit me Task Forcën Antikorrupsion dhe Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier, u mor masa e sigurisë arrest me burg, për një ish-jurist i ZVRPP Fier, i kallzuar penalisht për “Korrupsion pasiv”, që në muajin maj të këtij viti. E gjithë vëmendja për qytetarët, nuk është thjesht një slogan, por është parimi mbi të cilin kemi vendosur të mbështesim qeverisjen tonë”,- tha ministrja Gjonaj.

“U përjashtuam nga aksesi në autostradën Thumanë -Kashar”

Banorët protestë: Po falimentojnë bizneset

“Daily Mail” shkruan për rivierën shqiptare

“Destinacion me plazhe të bruzta dhe ushqim të shijshëm“

Policia vendos gjoba “të majme”

Siguria në plazhe, bllokohen 40 mjete lundruese