MENU
klinika

Në mbrojtje të Elvanës

“Shoqëri e pamoralshme, po e vrisni!”

11.10.2018 - 11:27

Pas ngjarjes së rëndë në ish-Bllok, ku mbeti i vdekur një person e dy të tjerë u plagosën, doli edhe emri i këngëtares Elvana Gjata, i dashuri i së cilës është në kërkim tashmë.

Të shumta kanë qenë komentet në rrjetet sociale që e kanë kritikuar dhe ofenduar këngëtaren e famshme, ndërsa për këtë rast ka ardhur edhe një reagim në rrjetet sociale nga artistja Inida Gjata, e njohur si Zhaku.


Ajo i del në mbrojtje këngëtares Elvana Gjata dhe përfshirjen e saj në ngjarjen e që tronditi ish-Bllokun në Tiranë. Zhaku shkruan se Elvana është një artiste me vlera dhe duke dënuar opinionin publik dhe median për qasjen ndaj saj këto ditë.

Kur do vijë dita që opinioni publik do të kuptojë se gjykimi i tyre i gabuar shpesh herë e ka marrë më qafë?! Si ka mundësi që po lejoni dhe stimuloni shkatërrimin e një njeriu me aq shume vlera si Elvana Gjata?! Si mund ta hidhni kështu kaq lehtë një yll që deri më dje e keni adhuruar e ngritur në kupë të qiellit?! Si nuk kanë turp ato media që kanë ngrënë bukë prej dhjetëra vitesh falë Elvana Gjatës, që e përgojojnë dhe përflasin kaq padrejtësisht një figurë aq të adhurueshme si Elvana Gjata?!

Sa shoqëri e pamoralshme jeni ju, qe u bëni gjyq publik grave të botës?! Që u përgojoni të kaluarat njerëzve që nuk ju kanë bërë asgjë përveçse ju kanë ngritur moralin, ju kanë dhënë mirësi dhe ju kanë respektuar. Turp! Jam shumë e lënduar nga ky lloj maskarallëku mediatik dhe publik. Nuk mund ta bëni një vajzë aq të edukuar, të talentuar dhe të heshtur, që vetëm ju ka lumturuar deri tani, të ikë nga sytë këmbët e lënduar nga kjo poshtërsi e pamerituar.

Shumë turp. Elvana Gjata është një figurë frymëzuese, e bukur dhe shumë e talentuar. Mos e harroni kontributin e saj në shoqëri. Nuk ju ka bërë të vuani ndonjëherë, qe ju ta vrisni kështu. Jam shumë e tronditur nga reagimi publik dhe media në këtë rast. Nuk është shenjë e mirë kjo. Një shoqëri që reagon kështu si ka punët në rregull”, mbyllet postimi i Zhakut në “Facebook”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Vajzat e showbizz, të cilat do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme

Emrat e rinj që përfliten si konkurrentë të “Big Brother VIP”!

Prapaskenat/ Skena xhelozie dhe sherre

Arsyet e ndarjes së Ilnisa Agollit e Meriton Mjekiqit!

“Më rrihnin të gjithë”

Mehdi Malkaj rrëfen historinë me babain