MENU
klinika

Deklarata

‘Shpërthen’ politikani gjerman: Shqiptarët janë hajdutë!

10.10.2018 - 09:45

Politikani i partisë populiste gjermane AFD, Andreas Winhart, ka folur me tone të ashpra dhe fjalë përçmuese për shqiptarët, kosovarët dhe afrikanët, të cilët jetojnë aktualisht në Gjermani.

Mediat raportojnë se para fushatës së partisë së ekstremit të djathtë në Bad Aibling, ai i ka etiketuar shqiptarët si hajdutë , ndërsa për afrikanët lëshoi ofendime të tjera. Ai i quajti ata “negro”, të cilët sipas tij, janë mbartës të SIDA-s dhe të tuberkulozit.

“Kush nuk dëshiron që shqiptarët dhe kosovarët në të ardhmen të vijnë si ndihmës mjekë në “shtëpitë tuaja dhe të pastrojnë dhomat tuaja, duke nënkuptuar vjedhjen, atëherë ju bashkohuni me partinë AfD”, tha ai.

Për emigrantët nga Afrika, politikani populist në Gjermani deklaroi se sa herë që kollitet një person me ngjyrë, atij i vjen natyrshëm të pyes: A është vallë i sëmurë?.

“Unë duhet ta di, kur fqinji im niger puthet ose teshtin, a është i sëmurë ose jo”, shtoi ai.

Ndërkohë autoritetet e kujdesit shëndetësor kanë pohuar se situata është tërësisht nën kontroll, duke hedhur poshtë çdo deklaratë, e cila mund të shkaktojë panik në popullatë.

Pranoi se mund të shkaktonin efekt anësor të rrezikshëm

AstraZeneca tërheq vaksinat!

Bashkëshortja u mbyt në lumin Bunës së bashku me 3 fëmijët e tyre

Gjykata jep vendimin për Erdgys Arrazin