MENU

Dyshohet sulm terrorist

Shpërthim me eksploziv në Krime, 10 të vdekur

17.10.2018 - 14:32

Një sulm ka ndodhur sot në mesditë në një kolegj në Krime në qytetin e Kerchit.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në qytetin e Kerchit dhe 10 persona raportohet se kanë humbur jetën, ndërsa 50 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, një zonë që lidhet me Rusinë.

Ka dyshime se ngjarja është e lidhur me një sulm terrorist. Para shpërthimit dyshohet se ka patur të shtëna me armë.
Mediat lokale kanë postuar foto nga shpërthimi.

Në pamje shihen njerëzit që vrapojnë dhe bërtasin.

Avokati i popullit të Krimesë tha se shumica e viktimave të shpërthimit ishin studentë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha nuk përjashtohet mundësia që sulmi të jetë me prapavijë terroriste.

Kerchi është një qytet me 147 mijë banorë, dhe njihet si një nga qytetet më të vjetër në Krime.