Pak kohë më parë në media bëri bujë lajmi se aktori i njohur turk Can Yaman është me origjinë shqiptare. Kjo histori nuk vazhdoi shumë derisa aktori e konfirmoi edhe vetë.
Ndërkohë, në një sondazh në faqen “Gecce” në Turqi, aktori është zgjedhur si mashkulli më i preferuar nga femrat. Can Yaman ishte ai që triumfoi me 50,1% pëlqime. Më pas, në renditje u radhitën Burak Ozcivit me 24.4% vota dhe Enis Arikan me 12%.
Lidhja e aktorit me Shqipërinë është e madhe. Can di shumë mirë shijet e ushqimeve tona madje ai i rendit në krye të listës ushqimore. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktori është pyetur për ushqimet e tij të preferuara dhe përgjigjja e tij i ka habitur të gjithë. Yaman ka zgjedhur kuzhinën shqiptare duke lënë të kuptohet se ai i dashuron ato.
Kujtojmë se Can është në kulmin e karrierës së tij dhe momentalisht nuk është duke u ndalur për t’i sjellë publikut role të reja mjaft të suksesshme.