MENU
klinika

Rrëfehet Tolgahan...

Shqiptarja që “zbuti” turkun

16.10.2018 - 13:18

Ata janë një çift mjaft simpatik, por edhe shumë të suksesshëm në karrierën e tyre që po e zhvillojnë në Turqi.

E kemi fjalën për modelen shqiptare Almeda Abazi, e cili prej rreth një viti zyrtarizoi në martesë lidhjen e saj me aktorin turk Tolgahan Sayisman, i cili ka dhënë një intervistë së fundmi për mediat turke ku ka folur edhe për bashkëshorten e tij shqiptare. Ai është shprehur se përpara se të njihte Almedën ishte shumë agresiv.

Përpara se të njihja Almedën, kam qenë tepër gjaknxehtë dhe impulsiv. Isha një person i paduruar që irritohej për çdo gjë. Madje, mund të them se ndonjëherë mund të tregohesh edhe agresiv, gjithmonë në kontekstin verbal të agresivitetit. Por, falë Almedës kam ndryshuar. Tashmë jam shumë më i qetë, i duruar dhe mendoj çdo gjë shumë herë përpara se të veproj“, ka thënë aktori.

Dyshja janë një nga çiftet më të dashur si për publikun shqiptar ashtu edhe atë turk.