MENU

”Bisturia e artë”

Shuhet mjeku i njohur, Flamur Tartari

24.10.2018 - 14:24

Mjeku Flamur Tartari, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 75-vjeçare. Tartari ka punuar 52-vjet në profesion, ndërsa njihet ndryshe si bisturia e artë e mjekësisë shqiptare.

Tartari ka qenë dhe Kryetar i Shoqatës së Urologëve të Shqipërisë dhe punonjës në një nga spitalet private në kryeqytet.

Tartari ka treguar se ka qenë vetëm dhjetë vjeç kur u gjend për herë të parë para një makine që ishte rrëzuar me njerëz të plagosur. Pikërisht kjo panoramë do të bënte që nipi i themeluesit të Radiologjisë shqiptare, Ismail Tartarit, të vijonte rrugëtimin e gjatë pranë pacientëve.

Ai ka shkruar rreth 20 libra në fushën e mjekësisë dhe deri në ditët e fundit ai vazhdonte aktivitetin e tij, si mjek në një nga spitalet private.

Pak kohë më parë në një intervistë për mediat Tartari shprehej se kohët e fundit kishte ndërmend të shkruante dhe një libër për vuajtjet e një kirurgu, po duket se kjo punë është ndalur në mes me largimin e tij nga jeta.

Unë kam në duar një libër, të cilin mendoj që ta titulloj “Vuajtjet edhe kënaqësitë e një kirurgu”. Për shembull, fëmijët e mi nga puna që kam bërë natë e ditë në spital nuk i kam rritur unë, por i ka rritur gruaja ime, e cila edhe duhet që të punonte edhe të rriste fëmijë. Më kujtohet një natë, ishte viti kur kishin nisur në Shqipëri punët fizike, rrëzohet një makinë e Gjergj Dimitrovit me 45 veta. Ishte ora 10 e darkës e binte shumë shi, 25 veta erdhën në spital, ka qenë 122 urgjenca.

Unë kam operuar atë natë 15 veta, kam nisur në 22.00 të mbrëmjes dhe kam mbaruar 17.00 pasdite të nesërmen. Ndërsa, për një grua tjetër të cilëne çova në maternitet, që dyshohej për barrë jashtë mitrës. Ma sollën edhe thanë që ska gjë, por e kujtoj sot pas 48 vitesh, ishte operimi i fundit që po bëja atë ditë të diele. Edhe më thanë, doktor mos bësh një gabim. Edhe e pamë e operuam dhe shpëtoi. Prandaj ne vuajmë shumë.

Nuk është puna e kënaqësisë, e para është vuatje. Ne hasim shumë njerëz me karaktere të ndryshme, prandaj mjeku duhet që të sillet njëlloj. Ne duhet që të bëjmë çështë e mundur, që njerëzit të vizitohen në spitale. Ka shumë burokraci të tepruara, prandaj shteti duhet që të vërë dorë menjëherë.”, është shprehur ai pak kohë më parë.

Po kush ishte Flamur Tartari?

Profesor Flamur Tartari ka lindur në Tiranë dhe rrjedh nga një familje e hershme tiranase por me banim në Durrës. Ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë më 1996 dhe ja filluar punën si kirurg në qytetin e Durrësit pranë kirurgut të shquar Paskal Prodani dhe punoi pas specializimit të kirurgjisë dhe anestezoillogjisë në Tiranë pas profesorit Petro Cani dhe Besim Elezi. Ai punoi si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë për 43 vite.

Ai ka mbrojtur doktoraturën më 1980-1981 dhe më 1983 e ka botuar atë si libër të vlefshëm për student dhe mjekë me titull “Diagnostifikimi dhe mjekimi kirurgjikal I HIPOSPADIVE.”

Në Francë u specializua edhe për Urollogjinë Pediatrike dhe sapo u kthye në Shqipëri bëri shumë operacione për herë të parë në vendin tonë, duke zgjidhur shumë problem sidomos për anomalitë e lindura të aparatit urinar tek fëmijët e vegjël dhe me të drejtë quhet themelues i Urollogjisë. Tartari ka shkruar rreth 20 libra për mjekësinë dhe për historinë e mjekësisë shqiptare brenda dhe jashtë vendit. Për botimet e tij me 1999 është zgjedhur Antar i Akademisë së Shkencave të New Yorkut, SHBA.