MENU
klinika

Barnat tradicionale

Si lindi “eliksiri i pavdekësisë”?

12.10.2018 - 17:46

Nuk ka të dhëna të besueshme për të ditur se kur filloi përdorimi i bimëve për qëllime mjekësore.

Me kalimin e kohës njerëzit u thelluan në gjykimin e gabimeve nga përdorimi i barnave dhe njohuritë pozitive për përdorimin e tyre u grumbulluan si pronësi brenda bashkësive fisnore të para.

Njohuritë e zhvilluara gjatë brezave mbi barnat tradicionale formuan një kulturë që transmetohej brenda fisit.

Këto “njohuri të brendshme” kanë bërë atë, që ne sot i quajmë si barna mjekësore.

Barnat tradicionale përshkruhen veçanërisht në disa vende afrikane, por ato kanë gjetur aplikim edhe në vendet perëndimore dhe jo vetëm në të ashtuquajturat zonat e “prapambetura” rurale.

“Eliksiri i jetës, i njohur si eliksiri i pavdekësisë është një bar mitik që jep jetën e përjetshme ose rininë e përjetshme. Fjala eliksir nuk është përdorur deri në shekullin e XVII dhe rrjedh nga emri arab për substancat e mrekullive, “el iksir”.

Disa e shohin atë si një metaforë për Frymën e Perëndisë për shembull, referenca e Jezusit në “Ujin e Jetës “ose” burimi i jetës”.

“Kush pi nga uji që unë do t’i jap, ai kurrë nuk do ketë etje.”

Është përdorur nga perandorët në Kinën e Lashtë, në Indi, kurse në Evropë u njoh nga shekulli XVIII.

(Marrë nga libri “Historia e Mjekësisë”, përgatitur nga Prof. Andrea Gudha)